Kroaci, 24.09.2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universiteti “Juraj Dobrila” i Pulës, Kroaci, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, dhe rektori i Universitetit të Pulës, Prof. Dr. Marinko Škare. Në nënshkrimin e marëveshjes ishin prezent edhe delegacioni i UNT-së me prorektorin Prof. Dr. Fati Iseni, Prof. Dr. Zoran Trifunov dhe Prof. Dr. Vladimir Kitanovski.

Fokusi kryesor i bashkëpunimit është zhvillimi i programeve të përbashkëta të studimeve master. Marrëveshja përfshin gjithashtu kërkime shkencore, shkëmbime të studentëve dhe stafit akademik, si dhe pjesëmarrje të përbashkët në projekte të financuara nga Bashkimi Evropian.

Në vijim, dy universitetet do të punojnë për përcaktimin e fushave të studimit dhe hapave të nevojshëm për realizimin e programeve të përbashkëta në ciklin e dytë studimor. 

By