Shkup, Nëntor 2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mori pjesë në edicionin e 17-të të ngjarjes më të rëndësishme ekonomike në vend, TOP 100™ 2026, të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP).
Kjo ngjarje tradicionale mblodhi përfaqësues të lartë institucionalë, drejtues të korporatave dhe personalitete akademike për të vlerësuar kompanitë që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e së ardhmes së vendit.
Pjesëmarrja e rektorit Prof. Dr. Bekim Fetaji përfaqësoi përkushtimin e UNT-së për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet sektorit akademik dhe komunitetit të biznesit, me qëllim përgatitjen e kuadrove cilësore dhe fuqizimin e ndërlidhjes me tregun e punës.
