Me datë 29 shtator 2016, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, u mbajt mbledhja e kryetarëve të Komisioneve amë të pesë fakulteteve të Universitetit “Nënë Tereza” me të gjithë profesorët që kanë qenë të përzgjedhur nga ky komision, për rrumbullakësimin e punës së Komisioneve dhe për fillimin me punë të këtij Universiteti. Fjalën hyrëse në mbledhje e mbajti ministri i Arsimit dhe Shkencës z.Pishtar Lutfiu, ku u shpreh se ishte tejet i lumtur që arritën deri në pikën përfundimtare të procedurës për hapjen e Universitetit.

Z.Agni Dika filloi mbledhjen duke shpalosur pikat e diskutimit të mbledhjes:

– Njoftim për punën e Komisioneve Amë
– Konstituimin e këshillit mësimor shkencor, dhe
– Zgjedhjen e senatit

Nga të gjitha fakultetet u propozuan antarët për Senat, u konstitua Senati Universitar dhe u miratua Statuti, që më pastaj ky Senat zgjodhi edhe rektorin e parë të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Senati përbëhet nga anëtarët në vijim:

AZIZ POLLOZHANI
DITA STAROVA
ANDREJ CVETKOVSKI
BISTRA NETKOVA
NAIM MAHMUTI
FATI ISENI
AGRON KURTISHI
LUTFI BINA
FISNIK DALIPI
ISAK IDRIZI

Ndërsa për rektor i përkohshëm u zgjodh z.Aziz Pollozhani.Gjithashtu u njoftua edhe për procedurën e aplikimit dhe detajeve tjera rreth Universitetit. Aplikimet për në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup do jenë të hapura deri në mesin e muajit tetor. Nga dita e hënë, për çdo pyetje dhe informata rreth Universitetit, studentët do të mund të drejtohen edhe fizikisht në hapsirat e UEJL në Shkup për të marrë informacione më të hollësishme.

By