Me datë 10.12.2016, në një ceremoni të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është ndarë titulli “Doctor Honoris Causa” për Shën Terezën.
Marjan Dama i cili është dhe rektor i Univesitetit të Prishtinës u shpreh : “Nënë Terezë e lartësoi emrin e shqiptarëve në mbarë botën duke afirmuar vlerat tona shqiptare. Nëna Terezë u bë ikonë e dashurisë universale. Të gjithë Shqiptarët ia kemi borxh që ti ngjajmë sado pak Nënë Terezës sepse është e vetmja menyrë për ta respektuar atë”, tha ai.
Në ceremoni mori pjesë edhe rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Azis Pollozhani.