Gjatë qëndrimit të përfaqësuesve të UNT-së në Sarajevë në krye me Rektorin, Prof. Dr. Aziz Pollozhani, u nënshkrua Marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike mes Universitetit Nënë Tereza dhe Universitetit Ndërkombëtar të Sarajevës (IUS).
 
Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin për shkëmbimin e eksperiencave mësimorë e shkencore midis të dy universiteteve, me qëllim rritjen e nivelit shkencor e kërkimor, si dhe efiçencës së mësimdhënies, këmbimi i mësimdhënësve, kurikulave dhe mënyrat e ndërtimit të programeve studimore, organizimi i konferencave, sesioneve e simpoziumeve shkencore të përbashkëta, hulumtimi në kërkimin shkencor për fusha dhe tema të interesit të përbashkët, shkëmbimin e profesorëve për ligjërata në të dy universitetet etj.

By