Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup, vazhdon me angazhimet serioze për inkuadrimin e këtij institucioni në platforma të rëndësishme ndërkombëtare. Në këtë kuadër, UNT, është anëtarësuar në rrjetin e platformës kërkimore – shkencore EBSCO. Me 10 maj 2017, në hapësirat e këtij universiteti, u mbajt prezantimi për platformën EBSCO–n, e cila është një bazë e të dhënave periodike të qindra revistave, gazetave dhe imazheve të arritshme nëpërmjet internetit (online research platform).
Prezantimi u mbajt në gjuhën angleze nga ekspertja e njohur Tamila Mirkamalova – përfaqësuese e EBSCO-host. Ajo ligjëroi në temën “ Gjetja dhe marrja e informacionit akademik me EBSCO”.
Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup, tashmë ka lidhur bashkëpunim institucional me universitete prestigjioze nga rajoni dhe ato ndërkombëtare.