Zëvendës kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Hazbi Lika, sot vizitoi Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, ku u prit nga rektori Prof. Dr. Aziz Pollozhani.

Temë kryesore e këtij takimi ishte ndërtimi i kompleksit universitar të Universitetit Nënë Tereza. Zëvendës kryeministrit iu prezantua projekti i përzgjedhur ideor i objekti të universitetit. Ai shprehu mbështetjen e tij dhe theksoi se i njëjti do të realizohet në përputhshmëri me dinamikën e paraparë dhe të shënuar në Programin e Qeverisë.

Z.Lika potencoi se Universiteti “Nënë Tereza” do të jetë prioritet në agjendën e politikave arsimore të Qeverisë së re në Maqedoni. Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e plotë të Qeverisë për bashkëpunim të mëtejshëm me Universitetin “Nënë Tereza”, duke hapur kështu rrugë për realizimin e iniciativave dhe projekteve që priten të realizohen në vazhdim.

Rektori Pollozhani e falënderoi zëvendës kryeministrin Lika për vizitën dhe për kontributin e deritanishëm për konsolidimin e gjithmbarshëm të Universitetit “Nënë Tereza”, si dhe për mbështetjen e mëtejshme të këtij institucioni të ri të arsimit të lartë në vendin tonë.

DSC_0519

DSC_0478

DSC_0499

DSC_0515DSC_0480

By