Universiteti Nënë Tereza në Shkup dhe Universitetit “Shën Kliment Ohrit ” në Manastir do të bashkëpunojnë ngushtë në fushat akademike dhe hulumtuese. Për këtë qëllim rektorët e të dy universiteteve, Prof. Dr. Aziz Pollozhani dhe Prof. Dr. Sasho Korunovski, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mes të këtyre dy institucioneve.
Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin për shkëmbimin e eksperiencave mësimorë e shkencore midis të dy universiteteve, me qëllim rritjen e nivelit shkencor e kërkimor, si dhe efiçencës së mësimdhënies, këmbimi i mësimdhënësve dhe studentëve, kurikulave dhe mënyrat e ndërtimit të programeve studimore, organizimi i konferencave, sesioneve e simpoziumeve shkencore të përbashkëta, hulumtimi në kërkimin shkencor për fusha dhe tema të interesit të përbashkët, shkëmbimin e profesorëve për ligjërata në të dy universitetet etj.