Studentët e UNT-së të departamentit të Mediave dhe Komunikimit Ndërkulturor më datë 13 dhjetor,2018 (e enjte) mbajtën mësim klinik me gazetaren e Radios të Maqedonise znj. Kadrije Zejnullahu e cila mbajti fjalim mbi temën: Puna e një gazetari në Radio. Specifikat, Organizimi, Sfidat. Zonja Kadrije foli mbi përvojen e saj mbi 30 vjecare në radion e Maqedonisë dhe njëherit edhe i informoi studentet mbi rëndesine e mediumit radio dhe mënyren e organizimit të punës në radio. Këshillat e saj ishin të mirëseardhura për studentët e drejtimit Media dhe Komunikim Ndërkulturor.
Studentët patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të njihen më nga afër me aspektet praktike dhe rëndësine e gazetarit dhe gazetarisë në Radio. Falenderojmë zonjën Kadrije për prezencen e saj në fakultetin tonë si dhe për kontributin e saj para studentëve.
Universiteti “Nënë Tereza” në javët në vazhdim do të kete te ftuar të tjerë dhe emra eminent nga skena e Mediave dhe Komunikimit.