Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Azis Pollozhani gjatë manifestimit të fundvitit, ndau Mirënjohje për komunën e Çairit dhe Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit” për mbështetjen e dhënë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup që nga themelimi I tij.
“Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave të Informacionit, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakulteti i Shkencave teknologjike dhe Fakultetit të Shkencave Sociale sot janë diçka më shumë. Pedagogët dhe studentët atje mësojnë jo vetëm si të programojnë, si të ndërtojnë dhe si të prodhojnë, por edhe si të jetojnë. Është shumë e rëndësishme se si ata do të gjejnë veten në një shoqëri, ku çdo ditë bëhet më e vështirë për të rinjtë që të punësohen. Nga fjalët dhe stilolapsat tuaj, në duart e tyre dorëzohen mjete reale të progresit”, tha Rektori i UNT-së, Prof Dr. Azis Pollozhani para bashkëpunëtorëve, stafit administrativ dhe akademik të universitetit. Ai tha se ‘me punën dhe veprimtarinë tonë, jemi në udhëkryq të historisë dhe ne nuk mund të lejojmë të shkojmë në drejtim të gabuar”, duke shtuar se për themelet që janë të vendosur për të gjetur rrugën e drejtë, në masë të madhe Qeveria, Ministria e Arsimit Dhe Shkencës, ndërsa një meritë të veçantë kanë komuna e Çairit dhe Shkolla fillore “Kongresi i Manastirit” në Shkup, që mundësuanqë një pjesë e mësimit të zhvillohet në ambientet e tyre.
Si pjesë e eventit të shënimit të festave të fundvitit, u zhvillua një seminar i veçantë për stafin akademik dhe administrativ të Universitetit “Nënë Tereza” nga Shkupi, i cili u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i Bujar Kajolli, ndërsa ligjeratë me temë “Kodit Evropian i Sjelljes së Mirë Administrative” nga Risto Kosturanov, sekretar i përgjithshëm i Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip dhe ligjerata me temë “Risitë e Ligjit të ri për Arsimin e Lartë”, nga Agim Rushiti, udhëheqës i sektorit të arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.