Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ujit , Fakultetit i Shkencave Teknologjike pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, organizoi aktivitet me performancat laboratorike në hapësirat e Universitetit.

Të pranishmit patën rastin të njihen me punën hulumtuese dhe eksperimentale të studentëve nën kujdesin e stafit akademik nga fushat e teknologjisë ushqimore, në lidhje me vetitë dhe cilësitë e ujit.

Në këtë organzimin përveq nxënësve nga shkollat e mesme, studentët dhe hulumutues të ndryshëm, ishte edhe Rektori i Universitetit Prof. Dr. Aziz Pollozhani i cili pasi u njoftua me punën laboratorike të studentëve, i përgëzoi për përkushtimin e tyre duke i stimuluar edhe profesorët sëbashku me studentët për angazhimin maksimal në fushën laboratorike të teknologjisë ushqimore sepse janë pore deficitare dhe tepër të kërkuara.

Pa harruar të përkufizojmë edhe mirënjohjen për grupin organizativ të eventit, stafit akademik të Fakultetit të Shkencave Teknologjike për punën detajuese dhe profesionale që realizuan, ecila padyshim shërbeu si ngritje e vetëdijes për rëndësin dhe shfrytëzimin e ujit në mënyrë racionale dhe efektive.

DSC_0114DSC_0102DSC_0192

By