Me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjell në sferën edukativo-arsimore, shkencore dhe të ndërmarrësisë, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup sot nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Shoqatën aksionare për komunikacion postar “Posta e Maqedonisë” në pronësi shtetërore – Shkup.
Të dy nënshkruesit e këtij Memorandumi Prof.Dr. Aziz Pollozhani – Rektor i UNT-së dhe z. Ejup Rustemi-Drejtor gjeneral i Sh.A Postat e Maqedonisë, u shprehën se ky Memorandum do të shërbej në realizimin e mësimit praktik të studentëve , realizimin e projekteve të përbashkëta në vend dhe jashtë vendit, realizimin e eventeve edukative (trajnime të specializuara, punëtori)etj.
Z.Rustemi potencoi se me anë të mësimit praktik studentëve do të ju mundësohet të jenë më konkurent në tregun e punës në të ardhmen si dhe se ky bashkëpunim do të shërbej veçmas në realizimin e hulumtimeve shkencore në lëmin e aktiviteteve postare.
Rektori Pollozhani tha se Universiteti “Nëna Terezë” në Shkup , njërën nga qëllimet primare e ka bashkëpunimin me sektorin real si me ndërrmarrje private ashtu edhe publike për të qenë në shërbim të tyre përmes sendërtimit të gjeneratave të profesionistëve për nevojat e tregut të punës.
Ky Memorandum paraqet nismën e bashkëpunimit të ndërsjellë i cili do të zhvillohet në të gjitha sferat e interesit në përputhshmëri me misionin dhe vizionin e të dyja institucioneve.
Shkup,22.03.2019