GOSTIVAR , 29.03.2019 Profesorë nga Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, të udhëhequr nga prorektori për shkencë Prof. Dr. Bekim Fetaji, vizituan shkollën e mesme teknike  “Gostivari” në Gostivar, me çrast njoftuan maturantët me programet studimore që ofron UNT-ja.

Maturantët e shkollës së mesme teknike në Gostivar u informuan me kushtet për mësim si dhe programet e shumta studimore, në pesë fakultetet, dhe atë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakultetin e shkencave Teknologjike dhe Fakultetin e Shkencave Sociale, ndërsa punon konform standardeve më të larta ndërkombëtare.

Gjatë vizitës në Gostivar, prorektori Fetaji u takua me drejtorin dhe sekretarin e Shkollës së Mesme Teknike në Gostivar, të cilët  përcollën mesazhet e miresëardhjes për UNT-në.

Maturantët gostivaras  mirëpritën ofertën akademike që pasqyroi stafi akademik i Universitetit tonë  sidomos për drejtimet deficitare dhe shfaqën interes me anë të pyetjeve dhe kërkesave që i paraqitën.

IMG-f525ddb69f4ecf0ada43ff24f5630b85-V - Copy

By