Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, prezantoi programet studimore para maturantëve të shkollave të mesme në Strugë

123

Strugë, 28.03.2019 Një grup profesorësh nga Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, në kuadër të njoftimit të maturantëve me programet studimore që ofron UNT-ja, qëndroi në Strugë ku vizitoi shkollën e mesme profesionale ‘Niko Nestor’ dhe gjimnazin ‘Ibrahim Temo’.

Maturantët e këtyre dy shkollave u informuan me sistemin e funksionimit të UNT-së, kushtet për mësim si dhe programet e shumta studimore, të cilat janë deficitare dhe ofrojnë punësim të shpejtë, ndërsa bëjnë pjesë në veprimtaritë më të paguara.

Maturantët struganë u informuan se Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup funksionon me pesë fakultete, dhe atë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakultetin e Shkencave Teknike, Fakultetin e shkencave Teknologjike dhe Fakultetin e Shkencave Sociale, ndërsa punon konform standardeve më të larta ndërkombëtare, duke sjellë cilësi dhe studentë të përgatitur që t’i bëjnë ballë ekonomisë së tregut dhe globalizimit shoqëror.

Profesorët informuan maturantët me përparësitë e të studjuarit në universitetin e parë publik në gjuhën shqipe, siç janë vendndodhja në qendër të kryeqytetit, staf profesionistësh, studentët kanë mundësi zhvillimi përmes grandeve dhe bursave, kanë qasje në laboratore, kompani dhe Librarinë Kombëtare Universitare, kanë qasje në shumë muze, galeri dhe qendra të performimit të artit, u mundësohet pagesë e ulët dhe reale e shkollimit, bazuar në standardin jetësor në vend, ndërsa kanë mundësitë t[ pajisen edhe me bursa 100% studimi për studentët e shkëlqyeshëm, ndërsa studimi zhvilohet në tre gjuhë, shqip, maqedonisht ose anglisht.

Nxënësit strugan mirëpritën ofertën akademike që pasqyroi stafi akademik i Universitetit tonë  sidomos për drejtimet deficitare  dhe shfaqën interes me anë të pyetjeve dhe kërkesave që i paraqitën.  Rrugëtimi i prezantimit do të vazhdojë të hënën në qytetin e Tetovës.

1234

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn