Në hapësirat e Fakultetit të Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup u mbajt prezentim mbi sistemet më të reja të dyerve, dritareve dhe fasadave me efikasitet energjetik të lartë nga firma REHAU, e cila ka përfaqësinë e vetë në Shkup.

Në kuadër të lëndës Konstruksione Arkitektonike 4 trajtohen problematikat e sistemeve të fasadave, si dhe tipet dhe mënyrat e montimit të dyerve dhe dritareve. Me kërkesë të prof. Doc.Dr. Radmila Tomovska dhe asistent Mr. Valmir Dalipi, përfaqësuesi i firmës REHAU, z.Branko Indov i.d.m para studentëve detajisht i sqaroi tipet e dritareve dhe sistemeve të fasadave prej qelqi, si dhe performancat e shkëlqyera të tyre nga aspekti teknik, konstruktiv, efikaso – energjetik dhe estetik.

Prezentimi i z.Branko Indov u ndoq me vëmendje të madhe nga ana e studentëve dhe kuadri mësimdhënës, prej ku u zhvillua një diskutim interesant mbi mundësit e implementimit në vepër të këtyre sistemeve.

REHAU 4 REHAU 3 REHAU 1

By