UNT NË MBËSHTETJE TË FAMILJEVE TË DËMTUARA NGA TËRMETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Shkëlqësinë e Tij, Z. Fatos Reka, të cilit i shprehu ngushëllime për viktimat e tërmetit katastrofat në Durrës.

Rektori për së afërmi njoftoi ambasadorin për donacionin tani më të dërguar në xhirollogarinë të Qeverisë Shqiptare të mbledhur nga studentët, stafi akademik dhe administrativ.

Rektori Pollozhani në emër të të gjithë studentëve, stafit universitar shprehu ngushëllime të thella z. Reka duke i’u dëshiruar rikuperim në dëmet që rrodhën nga fatkeqësia, shërim të shpejtë të të lënduarve, ndërsa premtoi mbështetje të mëtejme për bashkëkombasit tanë.

78604272_2603810636393020_6336142209842151424_o