TEMA E DITËS NDËRKOMBËTARE TË MIGRANTËVE KËTË VIT ËSHTË RI-IMAGJINIMI I LËVIZJES NJERËZORE

SHKUP/SASSARI DHJETOR 2020 Me rastin e 18 dhjetorit- Ditës Ndërkombëtare të Migrimit, studentët e programit studimor të dyfishtë Master në Menaxhim të Migrimeve pranë Universitetit të Sassarit kanë publikuar një Deklaratë të hapur lidhur me rëndësinë e çështjes së migrimit, ndërtimit të modeleve alternative dhe strategjive të menaxhimit të migrimeve për një të ardhme më të ndritur të bazuar në mbështetje dhe dialog ndërkulturor.

“Viti 2020 ka qenë një vit sfidues për të gjitha qeniet njerëzore, me vështirësi të përmasave të paimagjinueshme për qytetarët migrues të botës dhe personat pa shtetësi. Sfidat e sotme kërkojnë zgjidhje të reja dhe qasje inovative”, ky është thelbi i Deklaratës së hapur të botuar nga studentët e Universitetit të Sassarit, të regjistruar në Master në Menaxhim të Migrimeve, të programit studimor Siguria dhe Bashkëpuni Ndërkombëtar, i pari i këtij lloji në territorin Italian.

Gjatë Ditës Ndërkombëtare të Migrantëve 2020, studentët tanë ndiejnë dëshirën për të forcuar angazhimin e tyre drejt një “të ardhme më të ndritur të bazuar në dialog dhe mbështetje ndërkulturore” duke ndarë deklaratën e tyre.

Read the Open Statement here

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn