𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩,  𝟐𝟓 𝐃𝐡𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟎 Studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, të prirë nga Prof. dr. Argëtim Saliu zhvilluan sot vizitë zyrtare në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u pritën nga ministri Bujar Osmani, i cili në nder të tyre zhvilloi ligjeratë në temë diplomacia e vendit dhe sfidat euro-integruese.
Në prezantimin e studentëve para ministrit Osmani, Prof. dr. Argëtim Saliu tha se në bazë të Ligjit për Arsim të Lartë, pedagogët kanë obligim vizitat në institucione të pushtetit qëndror dhe lokal, dhe këtë obligim e bën edhe pse në kushte pandemie, duke rrespektuar masat mbrojtëse anti-Covid, dhe me një numër shumë të kufizuar në krahasim me dëshirat e studentëve për të marrë pjesë në një forum të tillë.
Ministri i Jashtëm dr. Bujar Osmani tha para studentëve se nëse revista prestigjoze amerikane Time Magazine ka shpallur Vitin 2020 – Vitin më të keq që njeh njerëzimi, për shkak të viktimave që rezultuan nga paraqitja e pandemisë, dhe për shkak të pasojave që ka përjetuar ekonomia botërore, vendi ynë megjithatë kishte fat dhe kishte një arritje të madhe politike, dhe kjo është anëtarësimi në NATO, realizim i një ëndrre 30 vjeçare të vendit tonë.
Anëtarësimi në NATO, tha Osmani, nuk është vetëm një ombrellë sigurie, por më shumë se kjo është një siguri në pespektivën ekonomike të vendit, një garancë se tek ne, investimet e huaja direkte janë të sigurta. Ajo që dështuam në plan politik tha Osmani është se nuk pritëm bllokim të paparalajmëruar nga Bullgaria për nisjen e negociatave për anëtarësim me BE-në, që do të ishte një kompletim i suksese.
Pas ligjeratës, studentët parashtruan pyetje ndërsa ministri Osmani u përgjigj, dhe u zhvillua një intekomunikim një orësh. Ajo që u diskutua më së shumti ishte se pse nevojitej të kalojnë 30 vite që një ministër i jashtëm të jetë shqiptar, në të ciliën pyetje Osmani u përgjigj me ekzistimin e kështjellave siç tha, të monopolizimit etnik, të cilat veç më janë rrënuar me emërimin e kryetarit të parlamentit, ministrit të jashtëm, ministrit të financave, më herët ministrave të mbrojtjes, të brendshëm etj. Këto kështjella janë rrënuar, ndërsa përkatësia etnike tashmë është e dukshme vetëm deri sa të merret një emërim, ndërsa ministri ngelet i tillë për të gjithë qytetarët.
Osmani u pyet për bllokimin bullgar dhe arsyet për atë, u përgjigj se marsi dhe qershori i ardhshëm janë termine të mundshme për të zhbllokuar procesin, ndërsa motivet tha se mund të jenë edhe të natyrës zgjedhore sepse shteti fqinj zhvillon zgjedhje në mars.
Osmani tha se Maaqedonia e Veriut nuk ka alternativë përpos anëtarësimit në BE, ndërsa tha se çdo e mirë që i ka ndodhur vendit gjatë 30 viteve të kaluara është rezultat i ndihmës permanente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
MPJ 2 MPJ 4

By