𝐔𝐍𝐓 𝐊Ë𝐑𝐊𝐎𝐍 𝐈𝐌𝐔𝐍𝐈𝐙𝐈𝐌 𝐏𝐑𝐈𝐎𝐑𝐈𝐓𝐀𝐑 𝐏Ë𝐑 𝐓Ë 𝐏𝐔𝐍Ë𝐒𝐔𝐀𝐑𝐈𝐓

𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟏𝟐.𝟎𝟒.𝟐𝟎𝟐𝟏 Duke pasur parasysh periudhën e vështirë me të cilën po përballemi për më shumë se një vit, Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, sot dërgoi kërkesë për përfshirje në listën prioritare për vaksinim, edhe të kuadrit akademik dhe administrativ të UNT-së.

Kërkesa e dërguar në Grupin profesional për vaksinimin kundër COVID-19, pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ka për qëllim që të mundësohet krijimi i kushteve, së paku, në fund të semestrit, për realizimin e programit në disa fakultete ku prezenca fizike është e domosdoshme.

UNT insiston se vetëm duke vaksinuar stafin, do të jetë në gjendje të sigurohet mundësia për zbatim të suksesshëm të programeve të studimit, sidomos tani kur Qeveria ka siguruar dhjetëra mijëra vaksina.

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn