𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧ë, 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟏 Një ekip pedagogësh nga Universiteti ‘Nënë Tereza’ nga Shkupi, morrën pjesë në punëtorinë (workshop) në Universitetin ‘Epoka’ në Tiranë, që u zhvillua në suaza të projektit ‘Erasmus plus Vtech’ me titull “Përshpejtimi i modernizimit të universiteteve në Ballkanin Perëndimor përmes teknologjisë virtuale” Duke përfshirë Teknologjinë Virtuale në kulturën akademike të universiteteve, ky projekt synon rritjen e cilësisë dhe nivelit të efikasitetit në mësimdhënie dhe ruajtjen e njohurive përmes metodave interaktive të të mësuarit, duke kontribuar kështu në rritjen e aftësive dhe ndërtimin e mëtejshëm të shoqërisë digjitale në vendet e Ballkanit Perëndimor. Më shumë informacion mbi projektin mund të gjenden në faqen zyrtare të tij: https://vtech-project.eu/