UNT U PREZANTUA NË DIBËR, VELES,ZHITOSHË DHE PRESPË

foto 2 diturije

𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟐9 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟏 – Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup vijon prezantimin e programeve studimore pranë maturantëve të shkollave të mesme në mbarë territorin e RMV-së. Më datë 28 prill, 2021 nën organizim të Fakultetit të Shkencave Sociale u realizua me sukses edhe një prezantim online për maturantët e shkollave të mesme të qytetit të Dibrës, Velesit, Zhitoshës dhe Prespës.

Gjatë prezantimit të programeve studimore të UNT-së në përgjithësi dhe të Fakultetit të Shkencave Sociale në veçanti, prezantoi dhe udhëhoqi Prof. Diturije Ismaili, prezantim lidhur me programet studimore te Faklutetit Teknik kishte profesor Neritan Turkesh dhe nga Fakukteti i Informatikes Prof. Majlinda Axhiu.

Maturantëve iu prezantuan të gjitha programet studimore duke lënë për të kuptuar se një ardhmëri e sigurtë i pret pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Interesimi i lartë nga studentët potencial të shkollave të mesme zgjoi dhe thellimin e debatit se si më lehtë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme duke studiuar në programet studimore që i ofron Fakulteti i Shkencave Sociale nga kryeqendra e Shkupit.

foto 1 diturije

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn