Në ambientet e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup më 12 dhe 13 tetor u zhvillua punëtori trajnimi dyditor në temë: ‘Programim në UNITY 3D për krijimin e aplikacioneve të realitetit virtual për Edukim’ organizuar nga Prof. Dr. Bekim Fetaji dhe Ass. Prof. Dr. Stojan Kitanov, pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Informatikës.
Pjesëmarrës ishin studentë dhe anëtarë të stafit të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, instruktorë dhe studentë, Universiti i Tartu, Universiteti teknologjik i Loxhit, Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti i Prishtinës, UEJL-it, Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ nga Durrësi, Universiteti Polis, Epoka dhe UBT.