𝐊𝐑𝐘𝐄𝐓𝐀𝐑𝐈 𝐈 𝐒𝐄𝐍𝐀𝐓𝐈𝐓 𝐓𝐄 𝐔𝐍𝐓-𝐒𝐄 𝐍𝐄 𝐕𝐈𝐙𝐈𝐓𝐄 𝐏𝐔𝐍𝐄 𝐀𝐑𝐁𝐄𝐑𝐄𝐒𝐇𝐄𝐕𝐄 𝐓𝐄 𝐒𝐈𝐂𝐈𝐋𝐈𝐒𝐄

𝐏𝐚𝐥𝐞𝐫𝐦𝐨, 𝟎𝟑.𝟏𝟏.𝟐𝟎𝟐𝟏 Një delegacion i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, në përbërje Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi, kryetar i Senatit dhe udhëheqës i projektit, i shoqëruar nga prorektorët Prof. Dr. Rizvan Sulejmani dhe Prof. Dr.  Bedri Ademi, si dhe këshilltari i Rektorit të UNT-së Prof. Dr. Aziz Pollozhani, Bardhyl Tushi po qëndrojnë në vizitë disaditore pune në Palermo të Italisë.
Delegacioni i UNT-së në ditën e parë të qëndrimit u takua me Prof. Dr. Mateo Mandela dhe prof. Dr. Gëzim Gurga profesorë në Universitetin e Palermos.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime të ndryshme rreth shumë çështjeve, sidomos për bashkëpunimin mes Universitetit të Palermos dhe UNT-së, për gjuhën dhe kulturën Arbëreshe dhe për projekte tjera të ndryshme.
Gjatë pasdites delegacioni vizitoi monumente të ndryshme historike  në qytetin e Palermos, si: Katedralen, Liceun e Palermos, parlamentin e Sicilisë, Kishën Arbëreshe në qendër të Palermos etj. Nesër vizita vazhdon në katundet Arbëreshe.
Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi merret me studimin e Arbëreshëve të Italisë për dy dekada, dhe ka shkruar libra, studime shkencore për gjuhën, zakonet dhe historinë e tyre.