𝐒𝐭𝐫𝐚𝐬𝐛𝐮𝐫𝐠, 𝟎𝟗 𝐧𝐞𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟏 Mr. Blerant Ramadani, ligjërues i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup nga Fakulteti i Shkencave Teknike, nga datat 8 – 10 nëntor është pjesë e një evenimenti të rëndësishëm në Këshillin Evropian, ‘FORUMI BOTËROR PËR DEMOKRACI’ që në fokus ka dilemën a mundet demokracia të shpëtoje dhe të mbrojë ambientin!?
Në kuadër të këtij forumi organizohen dy sesione të laboratorive,  ku po diskutohet mbi 10 tema të ndryshme në lidhje me Demokracinë, Politikbërjen, Mbrojtjen e Ambientit dhe tema të ndryshme.
Qëllimi kryesor është që nëpërmjet diskutimeve dhe analizave nga ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, të shqyrtohen mundësitë për të gjetur zgjidhje se si mund ta mbrojmë ambientin dhe ta ndalojmë ngrohjen globale duke krijuar politika të cilat në nivel nacional dhe internacional.
Pedagogu Blerant Ramadani është pjesë e Fakultetit të Shkencave Teknike pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa është doktorant në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit, në universitetin ‘Shën Qirili dhe Metodi’ në Shkup.

By