𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟏𝟏.𝟏𝟏.𝟐𝟎𝟐𝟏 Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, Prof. Dr. Sunaj Raimi promovoi librin më të ri të tij, të 17-tin me radhë “Kultura muzikore në Greqinë e lashtë”.
Kjo vepër, që u promovua në ambientet e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, është përmbyllje e një studimi 20 vjeçar mbi muzikën e lashtë greke, por jo vetëm, sepse autori Sunaj Raimi, duke studiuar reth 100 vepra të autorëve ballkanas dhe evropian ka arritur të shfaq në të muzikën dhe instrumentet që janë të paraardhësve tanë – ilirëve, të cilët kanë pasur rol të veçantë dhe mjaft dominues, në krijimin e muzikës në Greqinë antike.
Autori i librit Prof. Dr. Sunaj Raimi tha se idenë për këtë studim e morri nga profesori i ndjerë Gani Bobi, i cili e motivoi atë që të bëj një studim në këtë lëmi, dhe të cilin studim nuk e ndaloi asnjëherë, duke analizuar veprat e mbi 100 shkenctarëve nga Ballkani dhe Evropa. Profesor Sunaj Rahimi tha se, edhe ky libër si i tillë, nuk është i përfunduar plotësisht, dhe tha se pret që shkenctarët e rinjë të vazhdojnë dhe ta plotësojnë, ndërsa kontributi i tij 20 vjeçar, ka përfunduar në librin me këtë formë dhe përmbajtje.
Recenzenti i librit, dr. Avni Avdiu tha se bëhet fjalë për një vepër shkencore e cila në mënyrë përmbledhëse dhe argumentuese mëton të sjellë para lexuesit shqiptar trashëgiminë e lashtë kulturore muzikologjike nga antikiteti e deri në ditët e sotme, ku edhe paraardhësit tanë ilirët kanë pasur rol të veçantë dhe mjaft dominues.
Drejtori i ITSHKSH-së, Prof.dr. Skender Asani tha se Instituti që drejton ai, do të jetë githnjë në dispozicion të krijuesve, sidomos të studimeve që kanë të bëjnë me muzikëls në antikitet, që është një degë jo dhe aq e studiuar.
Kryetari i Këshillit të botimeve të Institutit, Prof.Dr. Sevdail Demiri tha se vepra “Kultura muzikore në Greqinë e lashtë” plotëson zbrazëtirën që ekziston në këtë drejtim, dhe inkurajoi edhe shkenctarët tjerë të kontribojnë në zbardhjen e kësaj periudhe.