𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟐 Studentë dhe pjestarë të stafit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, nga 1 deri më 3 Qershor morrën pjesë në trajnimet e certifikuara të programit (CTP) të cilat janë të nevojshme për të hedhur bazën e WYA (World Youth Alliance) në Maqedoni të Veriut.

Trajnimet që u zhvilluan në hapësirat e UNT-së, u realizuan nga drejtoresha operative rajonale Ina Deliç si dhe drejtoresha e zyrës së Evropës Juglindore Ermelinda Gjeci. Trajnimet e certifikuara të programit mundësojnë që studentët të jenë pjesë e Aleancës Botërore për të Rinjtë, nga ku mund të kenë mundësi për praktikë në zyrat rajonale ose qendrore në Botë, mundësi për punësim, mundësi për shkëmbime studentore si dhe mundësi për kyçje në projekte të ndryshme.

Për të përshëndetur këtë iniciativë ishte prezent edhe Pro-rektori për Arsim dhe Çështje studentore, Prof. Inor. dr. Fati Iseni i cili mes tjerash theksoi rëndësinë për universitetin tonë, të ketë studentë aktiv në sektorin jo qeveritarë dhe tha se kjo është një nismë që do të ketë përkrahje të pa rezervë nga UNT.

Aleanca Botërore për të Rinjtë (World Youth Alliance) është organizatë ndërkombëtare jo-qeveritare e cila është themeluar në Kombet e Bashkuara në vitin 1999, ndërsa punon kryesisht me të ri të moshës 14-29 vjeç, dhe ka tre qëllime kryesore: Advokimin, Edukimin dhe Kulturën.

By