Shkup, 20.06.2022 – Rektori i UNT-së Prof. Dr. Izet Zeqiri sot takoi studenten e programit studimor “Tekstil, Dizajn dhe modelim” pranë Fakultetit të Shkencave Teknologjike, të cilës i ndau mirënjohje dhe plaketë për sukseset e mëdha në spektaklin “MUZA COMPETITION” në Tiranë, ku nga 350 dizajnuese, fitoi çmimin e tretë.
Gjatë pritjes që u bëri rektori Zeqiri, Studentes Jeta Jashari, pedagoges së saj Genta Spahiu Mirzo dhe studentes Arta Jashari, përgëzoi atë për angazhimin maksimal dhe të arriturat në sferën profesionale, ndërsa pas takimit në shenjë vlerësimit të lartë, ndau mirënjohjen e parë të personalizuar “Për kontributin e vaçantë për ngritjen dhe përparimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe në veçanti Programin studimor ‘Tekstil, Dizajn dhe Modelim’ në spektaklin “MUZA COMPETITION”, Tiranë”.
Jeta Jashari javën e kaluar përmbylli prezantimin në spektalin “MUZA COMPETITION” si një ndër tre dizajnuesit më të mirë të modës, të organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare.