Shkup, 26 Gusht 2022 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup priti në takim pune presidenten e Aleancës Botërore të Rinisë (World Youth Aliance), Paula Andrea Lopez.
Rektori falënderoi musafirët për vizitën dhe mundësit që Aleanca Botërore e Rinisë (World Youth Aliance) ofron për të rinjtë, duke theksuar nevojën e mbështetjes së të rinjëve në vend.Rektori Zeqiri tha se “Në RMV jetojnë mbi 420.000 të rinjë dhe numri i të pa punëve të të rinjëve është shumë i lartë, andaj kushtet dhe mundësitë për veprim në këtë drejtim janë shum të larta.” – tha rektorit Zeqiri
Presidentja Paula prezantoj Aleancën Botërore të Rinisë (World Youth Aliance) si organizatë e themeluar nga Kombet e Bashkuara me seli në New York, prezente në 6 regjione në tërë botën që ofron mundësi për të rinjtë në disa fushëveprime e posaçërisht në Advocacy, Edukim dhe Internship.
Rektori Zeqiri i shprehi mbështetje të themelimit organizatës në RMV pasi që paraqet munëdësi të mirë për studentët tanë dhe të rinjtë në vend. Në të ardhme pritet solemnizimi i bashkëpunimit me një marrëveshje bashkëpunimi.