Në kuadër të programit Erasmus+ Mobility for Training Academic Staff, asistentja Adelina Fejza nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë qëndroi për një javë në Universitetin Anhalt në Dessau, Gjermani – në Departamentin e Arkitekturës.
Gjatë këtij mobiliteti ajo ishte e integruar plotësisht në procesin mësimor në atë universitet. Përveç eksperiencës akademike, ajo zhvilloi edhe disa takime prej të cilave u inicua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy universiteteve përmes programës Erasmus+ Mobility që do të krijojë mundësinë që studentët e fakulteteve të Arkitekturës të të dy universiteteve të mund të ndjekin 1-2 semestra në universitetet përkatëse.
Bashkëpunimi me këtë universitet i cili rangohet shumë lart në sferën e Arkitekturës, paraqet një hap drejt ndërkombëtarizimit dhe rrjetëzimit kualitativ të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup