Për nder të festave të nëntorit
𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩 𝟐𝟏.𝟏𝟏.𝟐𝟎𝟐𝟐 Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në bashkëpunim me Kolegjin AAB nga Prishtina organizoi gara në futsal dhe volejboll, ku garuan ekipet studentore nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit pranë AAB-së dhe Sportit dhe Shkencave Sportive pranë UNT-së.
Në mes një atmosfere vëllazërore dhe nën tingujt e himnit kombëtar, studentët kishin mundësi të njoftohen, të shoqërohen dhe në fund edhe të garojnë në miqësoren mes tyre. Përgjegjësi i programit studimor dhe Sportit dhe Shkencave Sportive pranë UNT-së Prof.dr. Blerim Saiti u uroi mirësardhje prorektorit të AAB-së Prof.dr. Shemsedin Vehapi dhe dekanit Prof.dr. Fatmir Pireva, prorektorit të UNT-së Prof.dr. Rizvan Sulejmanit dhe profesorit të UNT-së njëkohësisht kryetari i Komunës së Çairit, Prof.dr. Visar Ganiu.
Prof.dr. Rizvan Sulejmani në paraqitjen e tij uroi studentët për garën dhe shoqërimin ndërsa kolegjit AAB uroi realizimin konkret të bashkëpunimit të nënshkruar para dy viteve përmes një memorandumi.Prorektori i AAB-së Prof.dr. Shemsedin Vehapi shprehu falënderim për mikpritjen vëllazërore, ndërsa uroi UNT për nisjen e punimeve të kampusit të ri universitar. Vehapi tha se UNT do të gjej tek Kolegji AAB një partner të vërtetë gjithmonë kur të ketë nevojë.
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, tha se si kuadër i Sportit dhe Shkencave Sportive pranë UNT-së vlerëson lartë mbështetjen që UNT morri nga kolegji AAB gjatë themelimit të këtij programi Studimor, si me përcjellje të përvojës poashtu edhe me sigurimin e kuadrit mësimor.
Gjatë eventit UNT ndau mirënjohje Kolegjit AAB dhe Komunës së Çairit për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa falënderoi Gjimnazin ‘Zef Lush Marku’ për lëshimin e sallës së tyre sportive. Ekipet studentore të volejbolit dhe fusbolit nga dy universitetet u pajisën me trofe.