Jemi të lumtur të ju njoftojmë se projekti Erasmus Plus i quajtur Parandalimi i tendencave virale të rrezikshme të të rinjve (2022-1-BG01-KA220-YOU-00085174) është miratuar. Ky projekt realizohet nga një partneritet në të cilën është pjesë Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup. Partneriteti përbëhet nga organizatat e mëposhtme:

· Shoqata “Follow me” – Bullgari

· Akademia për edukim politik dhe masa për promovimin e demokracisë – Austri

· Shoqata e forumit urban – Poloni


Qëllimet që ky projekt duhet të adresojë gjatë zbatimit të tij janë:


· Nevoja për të përmirësuar aftësitë për parandalimin e rrezikut të punonjësve të rinj dhe për të mbështetur njerëzit në përdorimin e rrjeteve sociale dhe pyetje mbi tema të tilla si: ngacmimi kibernetik, ndjekja e tendencave të rrezikshme në mediat sociale, lajmet e rreme, izolimi social, takimet e rrezikshme me të huajt, etj.

· Të mësuarit dhe aplikimi i metodologjisë, mjeteve dhe praktikës inovative të sigurisë digjitale.

· Nevoja për të zhvilluar aftësi cilësore të punonjësve të rinj për të promovuar arsimimin mediatik, përfshirjen sociale, demokracinë, qytetarinë aktive dhe komunikimin jo të dhunshëm.

· Rritja e ndërgjegjësimit për rreziqet e rrjeteve sociale dhe përmirësimi i parandalimit të takimeve të rrezikshme online.

· Përmirësimi i cilësisë dhe imazhit të punës së të rinjve.

By