Shkup, 01.12.2022 Kuvendi studentor i Fakultetit të Shkencave Teknike së bashku me Kuvendin studentor universitar organizoi Panel-diskutim me temë: ‘Konkurrueshmëria e fuqisë punëtore në Maqedoninë e Veriut dhe në tregun evropian’.

Në panel diskutim i ftuar nderi nga ana e studentëve ishte zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Dr. Fatmir Bytyqi, i cili së bashku me nikoqirin, rektorin e UNT-së Prof. dr. Izet Zeqiri dhe profesorin e ekonomisë Dr. Rilind Ademi, u përgjigjën pyetjeve të studentëve.

Rektori i UNT-së Prof. dr. Izet Zeqiri në paraqitjen e tij tha se Maqedonia e Veriut ka humbje të madhe nga migrimi, pasi në radhë të parë mos pjesëmarrja e të ikurve në kontributin në bruto prodhimin e brendshëm, sepse ata punojnë për rritjen e BPP të vendeve ku kanë emigruar. Në bazë të një analize në vendin tonë kostoja e humbjeve të BPP është 15.849 euro sikur të kontribuonin emigrantët në vendlindje bruto prodhimi i përgjithshëm prej 10.635 milion euro do të ishte shumë më i lartë dhe BPP për kokë banori nuk do ishte 5.132 euro por shumë më i lartë.

Zeqiri shtoi se qeveria duhet të ndërmerr masa urgjente për parandalim të ikjes së të rinjve dhe për këtë nevojitet stabilitet dhe legjitimitet në institucionet tona, besueshmëri të lartë qytetare, rritjen e investimeve, rritjen e të hyrave dhe ekonomisë dhe si rezultat edhe rritjen e punësimit.

Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Dr. Fatmir Bytyqi, para studentëve tha se ai që nga dita e parë që ka marrë zyrën, punon në drejtim të gjendjes së zgjidhjeve sistematike të problemeve, që në të ardhmen qytetarët të kenë të drejtat e tyre për punësim për hapje biznesesh dhe vetëzhvillim në bazë të ligjeve, dhe jo në bazë të politikave ditore apo fushatave të partive politike. Në bazë të ketyre politikave Bytyqi paralajmëroi rritjen e rrogës minimale dhe mesatare gjatë vitit të ardhshëm.

Profesori i ekonomisë Doc.Dr. Rilind Ademi tha se në një botë më të integruar në aspektin ekonomik, konkurreshmëria e fuqisë punëtore është një parakusht për zhvillimin ekonomik.

‘Produktiviteti i fuqisë punëtore është treguesi i cili na mundëson që të krahasohemi me shtetet por edhe ndër vete. Fuqia punëtore në RMV ka një produktivitet prej 45% në raport me mesataren e produktivitetit të fuqisë punëtore në vendet e BE-së. Analizat tona empirike tregojn që vendet të cilet kanë një produktivitet të ulet kanë edhe një pagë të ulët. Nëse shohim dinamiken e rritjes së produktivitetit dhe pagës në RMV, mund të konkludojmë që paga është rritur për 100% ndërsa produktiviteti prej 25% – 30%’, tha Ademi.

Panel diskutimin e udhëhoqi kryetari i kuvendit studentor pranë Fakulteti të Shekncave Teknike Ruvejd Idrizi.

Në fund u hap sesion pyetje-përgjigje ndërsa u konkludua që ndër faktorë kryesorë të produktivitetit janë aftësia kualifikuese e fuqisë punëtore, aftësia menaxheriale, fleksibiliteti i tregut të punës, niveli i investimeve kapitale si dhe zhvillimi teknologjik.

By