Në kuadër të programit Erasmus+ Mobility for Training Academic Staff, asistentja Fjolla Pustina nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë qëndroi për një javë në Universitetin IUAV (Instituto Universitario di Architectura) në Venezia, Itali – në Departamentin e Arkitekturës dhe Planifikimit Urbanistik.

Gjatë këtij mobiliteti ajo ishte e integruar plotësisht në programin mësimor të ciklit Bachelor dhe Master, duke ndjekur disa nga Studiot Arkitektonike me profesorët përkatës sipas planprogramit të këtij semestri, nën mentorimin e Prof. Francesco Musco – drejtor i punëve kërkimore dhe hulumtimit në IUAV.

Përveç eksperiencës akademike, ajo zhvilloi edhe disa takime me Zyrën Internacionale për Mobilitet pranë IUAV, prej të cilave u inicua një marrëveshje inter-institucionale ndërmjet dy universiteteve përmes programit Erasmus+ Mobility që do të krijojë mundësinë që stafi akademik dhe studentët e fakulteteve të Arkitekturës të të dy universiteteve të mund të ndjekin 1-2 semestra në universitetet përkatëse.

Bashkëpunimi me këtë universitet i cili rangohet në top 5 universitetet më të mira për Arkitekturë dhe Dizajn në Itali si dhe në top 100 Universitetet me të mira në botë sipas QS World University Ranking 2022, është një hap para drejt ndërkombëtarizimit dhe rrjetëzimit kualitativ të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

By