Shkup, 15-16 Dhjetor 2022 – Në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup u realizua Konferenca e 3-të Ndërkombëtare për Aplikacionet e Kompjuterisë, Rrjeteve, Telekomunikacionit dhe Shkencave Inxhinierike, CoNTESA ’22.
Konferenca kishte karakter të prezencës fizike dhe nga distanca, ndërsa në të u kyçën numër i lartë ligjërues nga vendi dhe jashtë. Hapjen dhe drejtimin e konferencës e realizuan Prorektori për Shkencë dhe hulumtime Prof. dr. Bekim Fetaji pranë UNT-së si dhe profesor Maaruf Ali nga Instituti Teknologjisë Kanadian.
Në këtë konferencë iu dëshiroi mirëseardhje dhe mirënjohje prorektori për Arsim dhe Çështje studentore Prof. Inor. Dr. Fati Iseni duke falënderuar të gjithë të pranishmit si me prezencën e tyre po dhe nga distanva në veçanti përgëzoi për bashkëpunimin e mirëfillët për udhëzimet e tyre të çmueshme Profesor Maaruf Ali dhe Mahdi Hasan në organizimin e konferencës së 3-të ndërkombëtare ku UNT edhe këtë vit ishte nikoqir i këtij eventi shkencor.
Konferenca Ndërkombëtare për Aplikacionet e Kompjuterisë, Rrjeteve, Telekomunikacionit dhe Shkencave Inxhinierike, CoNTESA ’22 këtë vit ka pasur 31 aplikime për punime kërkimore dhe vetëm 17 janë pranuar për prezantime si më cilësore duke përmbushur kriteret e konferencës. Autorët e punimeve të pranuar janë nga mbi 14 vende: Mbretëria e Bashkuar, Kameruni, Malajzia, India, Kazakistani, Australia, Maqedonia e Veriut, Republika e Kosovës, Turqia, Kina, Shqipëria, Kroacia, Omani, Greqia dhe të tjerë.
Punimet e prezantuara nga pjesëmarrësit në Konferencën IEEE do të publikohen nga IEEE explore Biblioteka digjitale. Në konferencë pati një sërë ngjarjesh nga fjalimet kryesore, prezantimet e sesioneve kërkimore teknike dhe ato të industrisë.