Shkup, Prill 2026 – Studentët e Fakultetit Juridik të programit studimor Kriminalistikë, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Naser Etemit, realizuan një vizitë studimore në Njësinë për Ekzaminime Forenzike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup.

Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të shohin nga afër proceset komplekse të ekzaminimeve dhe analizave të mjeteve e gjurmëve të siguruara gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes ose gjatë veprimeve të tjera hetimore-procedurale.

Ekspertët e njësisë i njohën studentët me laboratorët e ekspertizës së gjurmëve papilare, regjistrimeve daktiloskopike dhe identifikimit të personave, si dhe me laboratorët e detektimit të gjurmëve biologjike, analizave mikroskopike dhe atyre serologjike. Vizita vijoi me prezantimin e punës në laboratorin e toksikologjisë dhe drogave, analizën e mikrogjurmëve, ekzaminimet mehanoskopike dhe të mjeteve motorike, si dhe laboratorët e specializuar për armët e zjarrit, ballistikën, zjarret dhe forenzikën digjitale.

Përgjatë kësaj përvoje, studentët ndoqën shpjegime mbi përvojat praktike të ekspertëve dhe duke ndjekur metodat më moderne forenzike që janë kyçe në zbardhjen e veprave penale.

Kjo vizitë shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për të harmonizuar njohuritë teorike me sfidat reale të kërkimit kriminalistik për nevojat e sistemit të drejtësisë.

By