Studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, në gjiron e tretë të garave ndëruniversitare në futsal, realizuan edhe një fitore, këtë herë ndaj ekipit të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, me rezultat final 8:3.
Ekipi përfaqësues i UNT-së në futsal në udhëheqjen e Doc. Dr. Agon Saiti dhe Mr. Muhamer Abdullau, në xhiron parë zhvilloi ndeshjen përballë ekipit të Universitetit “Shën Kliment i Ohrit” – Manastir me ç’ rast pësuan humbje me rezultat 6:4, ndërsa në xhiron e dytë shënoi fitore me rezultat 7:0 ndaj ekipit të Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip.
Garat në futsall zhvillohen nën ombrellën e Faderatës të Sporteve Universitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në palestrën Sportive të Fakultetit të Kulturës Fizike, Sportit dhe Shëndetit pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.