Shkup, Dhjetor 2022 – Fundi i semestrit i gjen studentët e programit ‘Punë dhe Politikë Sociale’, nga Fakulteti i Shkencave Sociale, në vizita studimore në institucione të ndryshme në përputhje me interesat e tyre profesionale dhe akademike.
Të udhëhequr nga profesoresha Elisabeta Bajrami Ollogu, studentët e vizituan qendrën SAVANT në Shkup, qendër kjo që ofron shërbime të ndryshme psikologjike, defektologjike dhe logopedike për fëmijë dhe adoleshentë.
Gjatë vizitës, studentët u pritën nga drejtoresha e qendrës znj. Hatixhe Sefa si dhe pjesëtarë të tjerë të stafit dhe ku patën mundësi të shohin nga afër realizimin e terapive të ndryshme me fëmijët nga ana e logopedëve, psikologëve, defektologëve, etj.