Shkup, Dhjetor 2022 – Studentët e Fakultetit të Shkencave Teknologjike pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup nga programi studimor “Tekstil, Dizajn dhe Modelim” me ftesë nga Galeria e Arteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në Çarshi të Vjetër të Shkupit, morën pjesë në punëtorinë studimore “Make a Wish”.

Motivi tematik i punëtorisë ishte krijimi i sferave dhe elementeve tjera dekorative, ndërsa materialet për krijimin e këtyre dekorimeve si dhe materialet ndihmëse, kësaj rradhe ishin të dhuruar nga shtëpia e modës “Bella”. Të njëjtat u ripërdorën, u ridizajnuan në krijime origjinale unike.

I gjithë ky organizim u realizua me ftesë të drejtoreshës nga Galeria e Arteve znj. Dita Starova Qerimi, ndërsa studentet ishin të udhëhequr nga profesorët Genta Spahija Mirzo dhe Zejnelabedin Aziri.

By