Studentet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup nga Fakulteti i Shkencave Sociale, drejtimi Sport dhe Shkenca Sportive, ishin pjesë e vizitës dhe praktikës studimore në Klubin e Xhudos “Mioki” të udhëhequr nga Mr.sc. Sedat Baftija.
Trajneri Mr.sc. Igor Pasoski i prezantoi studentët nga afër me pjesën praktike të xhudos, duke realizuar teknika të ndryshme, procesin stërvitor në sportin e xhudos si dhe rëndësinë e xhudos në formimin dhe zhvillimin e personalitetit të individit.
Bashkëpunime të tilla u ndihmojnë studentëve që të zbatojnë në mënyrë aplikative njohuritë e tyre, të kuptojnë më mirë rëndësinë e profesionit që kanë zgjedhur dhe rolin e tij në mirëqenien individuale dhe shoqërore.