𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟏𝟓.𝟎𝟑.𝟐𝟎𝟐𝟑 Programi studimor “Media dhe Komunikim ndërkulturor” pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, shënoi sot ditën ndërkombëtare “Të folurit në publik” me garë studentore i udhëhequr nga Prof.Inor.dr. Agron Kurtishi.

Në garën në të cilën morrën pjesë studentë nga programe të ndryshme studentore u vlerësua disa kategori siç janë tregimi i interesimit gjatë prezantimit, besimi në atë që prezanton, përgatitje të mirë, pastaj teknikat e prezantimit, lartësia e zërit, të shprehurit të pastër, kontakti me sytë, shprehje e fytyrës, gjestet, rrjedhshmëria, shqiptimi, shpejtësia, ritmi, pauza dhe intonacioni.

Komisioni i vlerësimit i kryesuar nga Prof.dr.Mustafa Ibrahimi dhe me anëtarë profesorët Agron Kurtishi dhe Agron Vrangalla analizuan sa studentët përdorin gjuhën, fjalitë e plota, gabimet gjuhësore gjatë prezantimit, përdorimin e huazimeve dhe dialektizmave, pastaj caktimin e gjërave interesante, pjesët kryesore, detajet dhe sqarimet, përfundimin dhe konkluzionet.

Pas vlerësimit të kandidatëve Komisioni vlerësoi me vendin e parë studentin e vitit të katërt të programit studimor Media dhe Komunikim ndërkulturor, Jaha Abazi dhe në vendin e dytë studenten e vitit të tretë nga programi studimor Administrata publike dhe menaxhimi i burimeve njerëzore, Edibe Asani.

Fituesit e vendit të parë dhe të dytë u shpërblyen me mirënjohje dhe plaketë me figurën e Nënës Terezë. Në garë morrën pjesë dhe përshëndetën prorektorët Rizvan Sulejmani dhe Bujamin Bela.

By