𝐆𝐨𝐬𝐭𝐢𝐯𝐚𝐫 𝟎𝟒.𝟎𝟓.𝟐𝟎𝟐𝟑 Ekipi promovues i Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, të i përbërë nga prorektori për shkencë Prof. Dr. Bekim Fetaji dhe m-r Driton Zendeli vizituan shkollën e mesme teknike “Gostivari” në Gostivar, me çrast njoftuan maturantët me 39 programet studimore që ofron UNT-ja.
Maturantët e shkollës së mesme teknike në Gostivar u informuan me kushtet për mësim si dhe programet e shumta studimore, në tetë fakultetet, dhe atë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakultetin e Shkencave Teknike, Fakultetin e shkencave Teknologjike dhe Fakultetin e Shkencave Sociale, si dhe në fakultetete e reja të ekonomisë, juridikut dhe shkencave humanistike.
Fetaji tha se UNT në objektet e reja siguron kushte optimale për studim ndërsa ndërsa punon konform standardeve të larta ndërkombëtare.Maturantët gostivaras mirëpritën ofertën akademike që pasqyroi stafi i Universitetit tonë sidomos për drejtimet deficitare dhe shfaqën interes me anë të pyetjeve dhe kërkesave që i paraqitën.