Shkup, 04.05.2023 Universiteti “Nënë Tereza“ në Shkup nënshkroi memorandum mirëkuptimi me Qendrën e Inovacionit në Shkup, që ka për qëllim mbështetjen e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e zhvillimit të frymës së inovacionit në fushën e Teknologjisë së Informacion-së.
UNT dhe SIC do të bashkëpunojnë në fushat me interes të përbashkët, si dhe në tema të orientuara siç janë trajnimi i studentëve të Fakultetin e Shkencave të Informatikës, bashkëpunimi me UNT-në në krijimin e profileve profesionale të ICT-së, krjimin e Inkubatorit të Biznesit në fushën e Teknologjisë Informative pranë UNT-së në infrastrukturën egzistuese me mundësi kalimi në infrastrukturen pasuese, aplikimin e përbashkët (SIC/UNT) në projekte publike dhe private në interes të studentëve dhe stafit akademik, pjesëmarrje në konferenca lokale dhe ndërkombëtare, shfrytëzimin e infrastruktures së UNT-së nga shkolla profsionale SIC për ofrimin e trajnimeve publike për të rinjët dhe bizneset në vend si dhe të negociojnë çështje të tjera të rëndësishme me interes të ndërsjellë.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi SIC merr përsipër që brenda vitit të parë të nënshkrimit të këtij memomorandumi të filloj procedurat e përgaditjes së procesit për krjimin e shkollës Profesionale të IT-së në kuadër të Sh.T. Qendra për Ndërmarrësi, Edukim dhe Transfer të Teknologjive pranë UNT-së.
UNT që nga themelimi ka nënshkruar 44 marrëveshje me universitete nga Europa, si dhe 60 me institucione të ndryshme arsimore në vend dhe rajon. Duke disponuar me staf akademik dhe administrativ UNT synon që të përkrah qendrat e ndryshme që kanë për qëllim zhvillimin e tyre profesional, dhe këtë do ta bëj edhe me Qendrën e Inovacionit në Shkup.