Shkup, Maj 2023 – Kuadër të Fakultetit të Shkencave Informatike pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup u realizua me sukses një ligjëratë edukative me temë “Digjitalizimi, 5G dhe gjeneratat e ardhshme e rrjeteve celulare” me trajnuesin Dr.Ivan Petrov punonjës në Telekomin i Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i shënimit të kësaj ligjërate edukative u realizua me inicimin nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Informatike pranë UNT-së Prof.dr. Stojan Kitanov ku qëllimi parësor është të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit për mundësitë që përdorimi i internetit dhe Teknologjive të tjera të Informacionit dhe Komunikimit (TIK) mund t’u sjellë shoqërive dhe ekonomive, si dhe mënyrës për të kapërcyer ndarjen digjitale.

Në ligjëratë edukative vëmendje të veçantë iu përkushtua studentëve të programeve studimore nga Fakulteti i Shkencave të Informatike, të cilët patën mundësinë të mësojnë për avantazhet që ofrojnë rrjetet mobile 5G në aspektin e digjitalizimit dhe shërbimeve për përdoruesit, implementimin e 5G në Maqedoninë e Veriut, dhe gjithashtu u rishikua 6G – gjenerata e ardhshme e rrjeteve celulare.

Kjo ligjëratë u realizua më 17 maj për nderë përvjetorit të nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare të Telegrafit dhe themelimit të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit ku edhe OKB-ja e ka të shpallur këtë datë si dita botërore e telekomunikacionit dhe shoqërisë së informacionit.

By