KRANJË, SLLOVENI MAJ 2023 – Në ambientet e “Universitetit të Mariborit” në Kranje Slloveni më 23-25.05.2023 u zhvillua takimi i radhës i projektit ‘ERASMUS IDADOHS’ me temë Digjitalizimi i Arsimit. Në takim morën pjesë 10 institucione partnere nga Kroacia, Sllovenia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Gjatë takimit partnerët prezantuan Softuerin, Burimet e Hapura Arsimore, Virtual Reality tools dhe pajisje të ndryshme laboratorike për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Prorektori për Financa dhe zhvillim i UNT, Doc.Dr. Bujamin Bela prezantoi procesin e implementimit të projektit, fazat, aktivitetet si dhe implikimet financiare për procesin e platformës digjitale.Nga Instituti Kanadez i Teknologjisë në Tiranë, profesori Shefqet Meda mbajti një prezantim dhe prezantoi ueb faqen dhe përmbajtjen edukative digjitale që kanë krijuar. Nga Universiteti i Mariborit Prof. Andre Shkraba dhe Klavdija Stropnik prezantuan kontributin e tyre dhe kurset e zhvilluara dhe 3d aplikimet.

Nga Universiteti ‘VSITE’ i Zagrebit, Marinko Serdelic prezantoi faqet e tyre të internetit dhe përmbajtjen digjitale të krijuar nga ana e tyre. Nga Universiteti ‘Goce Dellçev’ nga Shtipi përfaqësues ishin Zoran Zdravev dhe Lidija Kisiseva.Në fund u zhvillua takim i menaxhimit të projektit si dhe u diskutua për aktivitetet e Multiplier event apo prezantimin e rezultateve të projektit ndaj përfaqësuesve lokal dhe nderkombëtar.

By