Shkup, 21.06.2023 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.dr. Izet Zeqiri në ambientet e agjencionit u mirëprit nga z. Driton Nebiu drejtor i Agjencisë me Prona të Konfiskuara.
Rektori Zeqiri njoftoi drejtorin Nebiu për ecurinë e zhvillimit të UNT-së me përparësitë dhe nevojat e saj, si dhe informoi për së afërmi zhvillimet në kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
Drejtori i Agjencisë me Prona të Konfiskuara z. Driton Nebiu premtoi se do të jetë në përkrahje të plotë të këtij tempulli të arsimit të lartë me gjitha nevojat e mundëshme që i nevojiten UNT-së, si dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen e afërt mes Agjencisë me Prona të Konfiskuara dhe Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup duke realizuar vepra konkrete.