Shkup, 22.06.2023 Rektori i UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri i shoqëruar nga profesori Doc.dr. Rilind Ademi morrën pjesë në Konferencën Shkencore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë ku prezentuan punën shkencore me temë “Konkurueshmëria e fuqisë punëtore – analizë krahasimore mes RMV-së dhe shteteve të BE-së”.
Zeqiri dhe Ademi në studim, theks të veçantë vendosën mbi nivelin e produktivitetit të fuqisë punëtore në Maqedoninë e Veriut dhe krahasimin me mesateren e vendeve të BE-së.
Gjithashtu theksuan që produktiviteti më i madh është një parakusht për paga më të medha. Ndër faktorët kryesore te nivelit te produktivitetit të fuqisë punëtore ceken inovacioni, niveli i arsimit të popullatës madhore dhe zhvillimi financiar.
Prezentuar nëpërmjet variablave përkatëse për këto faktorë vijmë në konludimin që RMV-së çalon në keto tre segmente dhe si pasojë edhe produktiviteti i fuqisë punëtore është dy herë më i ulët se mesatarja e produktivitetit të vendeve anëtarë të BE-së.