Shkup, 24.08.2023 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup nga sot filloi me regjistrimin e studentëve potencial me një intezitet të lartë të interesuarish.

Gjatë regjistrimit rektori i UNT-së, Prof.dr. Izet Zeqiri aplikantëve iu dëshiroi mirëseardhje dhe suksese në zhvillimin e tyre akademik në Kampusin e ri universitar. UNT, këtë vit akademik 2023/2024 në tetë fakultetet e saj përmban ekskluzivisht drejtime deficitare, që kërkohen në tregun e punës dhe atë mbi 30 drejtime atraktive në gjuhën amëtare në kryeqytetin e vendit. Konkursi i regjistrimit në afatin e parë përmban 1850 vende aplikimi.

Numër Pedagogësh dhe staf administrativ është në dispozicionin e të gjithëve studentëve të rinjë që duan të vazhdojnë karrierën e tyre studimore pranë UNT-së.

Tetë Fakultetet studimore:

👉Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës

👉Fakulteti i Shkencave Teknike

👉Fakulteti i Shkencave Informatike

👉Fakulteti i Shkencave Sociale

👉Fakulteti i Shkencave Teknologjike

👉Fakulteti Juridik

👉Fakulteti Ekonomik

👉Fakulteti i Shkencave Humane

Afati i parë vijon nga 𝟐𝟒 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝟑𝟎 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟑 në oraret e caktuara për aplikim.

Për më shumë ndiq: www.unt.edu.mk

Apo konkursin e regjistrimit: t.ly/j6vX8

By