Shkup, Gusht 2023 – Për nderë të “Nënë Terezë” shtëpia përkujtimore e Nënë Terezë në Shkup realizoi manifestimin “Ditët e Nënë Terezë” ku rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Izet Zeqiri ishte edhe pjesë e programit duke shfaq edhe ekspozitën e veprave të krijuara në formën e teknikës të mozaikëve “Nënë Tereza nga Shkupi në Kalkutë” dedikuar jetës dhe veprimtarisë së pasur jetësore të shkupjanes Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza. 

Drejtori i IN Shtëpisë Përkujtimore Nënë Terezë në Shkup z. Naser Curri të gjithë të pranishmit i përgëzoi për krijimtaritë e tyre të veprave me tematika të ndryshme si dhe potencoi që manifestimi “Ditët e Nënë Terezë” nga 25 gusht deri më 5 shtator do jetë e hapur me tema të ndryshme për çdo ditë për të gjithë vizitorët. 

Vlerësim për krijimtarinë e profesor Zeqirit elaboroi profesoresha e artit Jëlldës Asani, e cila në pika të shkurta tha se puna e Prof.dr. Izet Zeqirit është tregues unik në seriozitetin, disciplinën, përpjekjeve që ka për artin e llojit të krijimtarisë së mozaikëve duke dëshmuar njëherësh se kreativiteti shpirtëror është i pandashëm nga jeta e tij.  

Rektori Zeqiri në fjalën përshëndetëse para të pranishmëve potencoi se figura e Nënë Terezës gjithnjë ka frymëzuar shumë krijues nga vendi dhe bota edhe atë në forma të ndryshme, artistë, hulumtues shkencor dhe të ndryshëm me atë që sot figura e Nënë Terezë – Gonxhe Bojaxhiut është bërë objekt trajtimi i shtypit të përditshëm dhe jo vetëm, duke trasuar mesazhin e paqes, dashurisë dhe solidaritetit. 

Manifestimin “Ditët e Nënë Terezë” e nderoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, znj. Danela Arsovska e cila tha se: ‘Veprat humanitare të Shkupit të Nënë Tereza, si dhe mesazhet e saj për dashuri, paqe dhe solidaritet, qofshin gjithmonë nxitje për secilin prej nesh. Të qenit human me kujdesin ndaj atyre që kanë më shumë nevojë është motivimi dhe prioriteti ynë i përditshëm – potencoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska. 

Ekspozitën e rektorit të UNT-së, Prof.dr. Izet Zeqiri e nderoi edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup Sh.T. Florian Qehaja si dhe pjesë e eventit ishin kryetar komunash, pedagogë dhe artëdashës të ndryshëm.  

By