Shkup, 10.10.2023 – Në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në një numër të lartë të stafit akademik, mysafirëve dhe studentëve u realizua me sukses promovimi i librit “Gjeopolitika Ruse në Europën Lindore dhe Juglindore” të autorit Enver Bytyçi.

Promovimin e librit përshëndeti rektori i UNT-së, Prof.dr. Izet Zeqiri i cili ndër të tjerash tha ‘të komentosh për një literaturë kaq voluminoze dhe të përkushtuar skajshmërisht në detaje të zhvillimeve gjeopolitike, është përgjegjësi e veçantë për mua si Rektor i UNT-së, por është dhe një angazhim tejet përkushtimor i autorit.’ Si përfundim rektori Zeqiri panelistëve dhe të pranishmëve iu dëshiroi debat konstruktiv.

Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Agim Nuhiu shprehu mirënjohjen për promovimin e këtij libri si dhe autorin z.Bytyçi përshëndeti për botimin e guximshëm duke theksuar se në botimet e ardhëshme të përfshihet vendi ynë dhe Ballkani në përgjithësi. “Atributet praktike të shumta që kanë përcjellë rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut, si legjitimiteti, legaliteti, ligjshmëria, kushtetutshmëria, etj, në proceset shtetërore e kanë sjellë jo rrallë herë buzë greminës aspiratën e paalternativë për antarësim në NATO”, tha zv/ministri Nuhiu

Autori i librit Prof.inor.dr. Enver Bytyçi shprehi mirënjohje për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup dhe menaxhmentin e punës për organizimin dinjitoz si dhe falënderoi të gjithë të pranishmit për vlerësimin e ndarjes së kohës së tyre duke lënë një mesazh për të gjithë se ‘shtojeni ambicien për dijen pa menduar se saktësisht ku do shkoni, nga se do shkoni përtej asaj që e keni menduar, vetëm kështu ne mund të forcohemi dhe bëhemi aktorë, faktorë, dhe të ndikojmë në gjeopolitikën e Ballkanit dhe ta imponojmë gjeopolitikën tonë me gjeopolitikën tjetër. Vetëm me dije, me kulturë dhe studime serioze, sistematike e kështu me rradhë do kemi aritje’ – tha autori Bytyçi

Profesor Bytyçi para të pranishmëve në detaje elaboroi edhe idenë dhe përkushtimin të këtij botimi shkencor ku tha se ‘për të shkruar këtë libër kam nisur kur rusia aneksoi krimenë 2014 dhe filloi konflikti, nga ai moment fillova arkivimin duke përmbledhur materiale dhe literaturë faktike gjithçka çka nevojitet për ta shkruar këtë libër. Nga se për ta shkruar një libër dhe të bësh diçka të mirë nuk mjafton vetëm të ulesh në tastierë por duhet një punë kolosale, të grumbullosh, skicosh me qëllim që të realizosh diçka profesionale dhe thelbësore.’ – potencoi autori Enver Bytyçi

Promovimi i librit “Gjeopolitika Ruse në Europën Lindore dhe Juglindore” të autorit Enver Bytyçi u moderua nga gazetarja e mirënjohur nga Republika e Shqipërsië, znj. Mimoza Abrazhda. Ndryshe, promovimi i librit zgjoi interes të lartë tek të pranishmit si rrjedhojë e gjendjes të zhvillimit të gjeopolitikave në rajonin e Ballkanit si dhe ato të ndikimit rus në europën e rajonit Lindor dhe Juglindor.

By