Shkup, 27.10.2023 – Në kuadër të programit Erasmus+, në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup u realizua një vizitë pune nga një delegacion nga Universiteti Sabahatin Zaim në Stamboll.

Delegacioni përbëhej nga Kordinatori Institucional për Erasmus +, z. Mehmet Fatih Metehanoglu, Udhëheqësi i Departamentit për Çështje Studentore, z. Fatih Sisman, Përfaqësuesi nga Departamenti për marrëdhënie ndërkombëtare, z. Ahmet Girgin si dhe z. R. Buğra Bağcı, Asistent në Departamentin e Biznis Administratës.

Kolegët nga Turqia u pritën nga ana e Prorektorit për marrëdhënie ndërkombëtare, Prof.dr. Rizvan Sulejmani, znj. Mukades Hajdari Sekretare e përgjithshme pranë UNT-së dhe përfaqësuesve të Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e Universiteteve diskutuan rreth thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në sferën e shkëmbimeve studentore nëpërmjet programit Erasmus+ si dhe nxitjen e kërkimeve shkencore dhe projekteve të përbashkëta ndërkombëtare.

By